Training Center

Si-mac Training Center ngrihet si nje pergjigje konkrete ndaj sfidave te vazhdueshme teknologjike si dhe ne pergjigje te procesit te te mesuarit ne vazhdimesi. Si nje mbeshtetje ndaj biznesit, por edhe si nje shprehje e pergjegjesise sociale, nepermjet te ciles Si-mac Albania synon te trashegoje kompetencen dhe eksperiencen e saj ne sektorin e makinerive dhe pajisjeve industriale tek profesionistet aktuale dhe tek profesionistet e se ardhmes ne Shqiperi e me gjere.

Si-mac Training Center synon te promovoje aktivitetin e zhvilluar ne aspektin e permiresimit te aftesive teknike, dizenjuese, programuese dhe perpunuese te personelit te biznesit, i cili eshte i trajnuar dhe i certifikuar per te punuar me makinerite perkatese. Per kete qellim, nga personeli teknik i Si-mac Albania organizohen cdo vit nje sere kursesh formimi per perdorimin e makinerive dhe programeve te vecante. Keto kurse, sipas kerkeses se te interesuarve mbulojne te tere gamen e makinerive te perpunimit te drurit te prodhuara nga kompania SCM Group.

Pertej synimeve me karakter teknik dhe atyre te lidhur direkt me procesin e formimit dhe te prodhimit, Si-mac Training Center synon te jete edhe nje nderlidhes aktiv midis biznesit dhe kurseve te formimit profesional, shkollave te formimit profesional, institucioneve te arsimit te larte, shkollave te biznesit me te cilat Si-mac Albania ka nje bashkepunim te hershem dhe te qendrueshem.

Kurse formimi profesional per personelin e Si-mac Albania

Si-mac Albania nuk dallohet vetem per qendrueshmerine e struktures se saj organizative dhe per tendencen per inovacion qe e karakterizon. Motoja e saj kryesore, “punonjesi eshte ne qender te vemendjes”, tregon me se miri se ku perqendrohet fokusi i kesaj kompanie. Prej vitesh, Si-mac Albania investon ne zhvillimin ne vazhdimesi te personelit te saj duke siguruar per ta kryerjen e kurseve me specialiste italiane, nga me te kualifikuarit e sektorit. Keto kurse ofrojne pajisjen me  aftesi teknike dhe eksperience nga me te mirat e mundshme.

Nje teknik, pjese perberese e stafit te Si-mac Albania, i trajnuar dhe certifikuar ne kete menyre eshte i afte te perballet dhe te zgjidhe me sukses shume sfda qe paraqiten gjate proceseve te ndryshme gjate punes.

Kurse formimi profesional per klientet e Si-mac Albania

Si-mac Albania, qe prej vitit 2008, kryen kurse te formimit profesional per klientet e saj. Ne keto kurse transmetohen njohuri, eksperience, vlera dhe nje mbeshtetje e vazhdueshme per ta. Ne keto dymbedhjete vite operim ne treg, stafi teknik i Si-mac Albania ka trajnuar me shume se peseqind operatore, programues dhe specialiste te perpunimit te drurit dhe derivateve te tij. Per korrektesen dhe kompetencen e shfaqur nga punonjest e saj, Si-mac Albania ka fituar respektin dhe mirenjohjen e bashkepunetoreve brenda e jashte vendit.

Nepermjet Si-mac Training Center, Si-mac Albania kerkon qe te shperbleje besimin qe kane shfaqur ndaj saj aktoret e tregut te lendeve te para te mobilerise, perpunuesit e drurit dhe prodhuesit e mobiljeve.

Duke qene se eshte ne dijeni te nevojave te bashkepunetoreve te saj per personel te kualifikuar, ne Si-mac Training Center do te organizohen nje sere kursesh. Keshtu mund te permendim:

  • Operator per sharra automatike
  • Programi mesimor i kursit “Maestro Active Cut” i ofron kursanteve njohurite baze per perdorimin e programit “Maestro Active Cut”, per te mundesuar perdorimin nga ana e tyre te makinerive te tipit sharra me komandim numerik. Ne kete program,do te trajtohet nderfaqesi grafik i programit “Maestro Active Cut”, trajtohet pergatitja e faqes se punes, sistemi i komandave, menute, ikonat, toolbar e ndryshem, dritaret daloguese. Gjithashtu, si pjese perberese dhe shume e rendesishme e punes, do te tregohet vemendje e veçante ndaj konfigurimit te makinerive, dispozitiveve te sigurise dhe te mbarevajtjes se punes, konfigurimit te instrumentit te punes, materialet e ndryshem qe mund te punohen ne kete lloj makinerie, strategjite e ndryshme te punimit dhe optimizimin e punes ne menyre sa me te mire. Do trajtohen gjeresisht deklarimi i magazines se materialit, deklarimi i kerkesave tona nga makineria, futja e te dhenave dhe modifikimi i tyre sipas rasti, vizatimi, modifikimi, organizimi i rradhes se punes, deklarimi i instrumentave te punes, strategjite e optimizimite te punes si edhe raste te ndryshme punimi me makinat sharra etj. E rendesishme eshte qe studenti te behet nje operator i afte te menaxhoje punen ne makineri ne menyre te pavarur. Ai duhet te pervetesoje njohurite e nevojshme per te bere edhe programimin e makines per te realizuar prerjen ne menyre eficente dhe me sa me pak humbje te materialit. Po aq e rendesishme eshte qe studenti te dije te menaxhoje dhe te marre masat e duhura per eleminimin e gabimeve gjate punes.

    Kontakto : campus@si-mac.it

  • Programues i makinerive cnc me programin “Maestro CNC”
  • Ne kete program mesimor do te trajtohet nderfaqesi grafik i programit “Maestro CNC”, trajtohet pergatitja e modelit gjeometrik, sistemi i koordinatave, menute, ikonat, toolbar e ndryshem, dritaret daloguese. Gjithashtu, si pjese perberese dhe shume e rendesishme e punes, do te tregohet vemendje e veçante ndaj tipologjive te instrumentave te ndryshem, konfigurimin e tyre, materialet e ndryshem dhe strategjite e ndryshme te punimit.

    Do trajtohen gjeresisht vizatimi, modifikimi, organizimi i rradhes se punes, deklarimi i instrumentave te punes, strategjite e ndryshme te punes, punime te ndryshme qe mund te realizohen me makinerite CNC me ane te programit Xilog Maestro CNC etj.

    Ne modul trajtohen dhe strategjite tre dimensionale te punimit si edhe strategjite e punimeve ne makinat CNC me pese akse.

    Kursanti ne perfundim te programit mesimor duhet te jete ne gjendje te realizoje ne menyre te pavarur punime bazike dhe te avancuara ne program dhe ne makine. Ai duhet te jete ne gjendje gjithashtu i afte qe te dije te menaxhoje dhe te marre masat e duhura per eleminimin e gabimeve gjate punes. Kujdes i vecante gjate zhvillimit te kursit tregohet edhe persa i perket pjeses se mirembajtjes se makinerive dhe rregullimeve te grupeve te punes se tyre.

    Kontakto : campus@si-mac.it

  • Operator per bordatrice
  • Gjate ketij kursi, studentet do te njihen me karakteristikat kryesore te teknologjise se bordimit, llojet e paneleve dhe ngjitesit qe mund te perdoren ne makinat e bordimit. Ne kete menyre synohet qe studenti te kete nje njohuri mbi punen qe do te kryeje. E rendesishme eshte qe studenti te behet nje operator i afte te menaxhoje punen ne makineri ne menyre te pavarur. Ai duhet te pervetesoje njohurite e nevojshme per te bere edhe programimin e makines per te punuar borde te llojeve te ndryshme. Po aq e rendesishme eshte qe studenti te dije te menaxhoje dhe te marre masat e duhura per eleminimin e gabimeve gjate punes. Gjate zhvillimit te kursit studenti njihet me panelin e punes se makines, butonat funksionale, butonat e veprimeve statike, butonat e komandave te makines, paraqritja grafike ne ekran, te dhenat e punimit etj etj. Kujdes i vecante gjate zhvillimit te kursit tregohet edhe persa i perket pjeses se mirembajtjes se makinerive dhe rregullimeve te grupeve te punes se tyre.

    Kontakto : campus@si-mac.it

  • Programues CAD-CAM-CNC
  • Ky kurs ofron nje formim me te pergjithshem te programuesve te makinerive me komandim numerik duke i njohur ata me programe te ndryshme te vizatimit, modelimit dhe te gjenerimit te gjuhes se komandimit te makines. Trajtohen gjeresisht koden G dhe kodet M te makinave, funksionet e tyre dhe shpjegimet perkatese per secilin. Gjtihashtu trajtohen edhe teknika dhe menyrra te ndryshme te ndertimit te gjeometrive dhe siperfaqeve te nevojshme per te realizuar objekte te ndryshme. Ky eshte nje kurs i fokusuar tek puna ne kompjuter.

    Kontakto : campus@si-mac.it